(VIDEO) Kryeministri lavdërohet për rritjen ekonomike

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut radhitet në vendin e katërt sipas rritjes së Bruto Prodhimit Vendor. Para nesh janë vetëm Irlanda, Danimarka dhe Polonia. Kështu bëri të ditur kryeministri, Hristijan Mickoski. Sipas tij, në tremujorin e parë të vitit 2025, rritja reale e BPV-së, që nga zgjedhja e kësaj qeverie, ka qenë mbi 3%, ndërsa rritja e përshtatur arrin në 3.2%.
MARKETING
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Në tremujorin e parë të vitit 2025, rritja reale e BPV-së që nga zgjedhja e kësaj qeverie është mbi 3%, ndërsa rritja e përshtatur është 3.2%, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Kjo është shumë e rëndësishme dhe nuk është një rastësi. Është dëshmi që rezultatet janë të garantuara kur shteti udhëhiqet me dije, durim dhe këmbëngulje”.
Ai shtoi se qeveria ka qenë e vetëdijshme që nuk duhej të humbte kohë dhe se është hapur një kapitull i ri i rritjes ekonomike, i cili siç tha, është sinjal i qartë se reformat po japin rezultate konkrete.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Nëse duam që deri më 2030 të jemi edhe më lart në listë, duhet të ruajmë një mesatare vjetore të rritjes mbi 4%”.
Kryeministri vlerësoi se arritja e këtyre rezultateve ekonomike është falë guximit, vizionit dhe shumë punës së bërë nga institucionet dhe sektori privat. “Mund të themi lirisht se ekonomia është më në fund e stabilizuar në intervalin prej 3% deri në +3%, diçka që më parë ishte një mision i pamundur”, u shpreh Mickoski.
Samir Mustafa /SHENJA/