(VIDEO) Disa muaj pa paga, sërish protestuan infermieret e Spitalit Klinik të Tetovës

(VIDEO) Disa muaj pa paga, sërish protestuan infermieret e Spitalit Klinik të Tetovës

Sakrifica mjekësore dhe ndihma që ata u japin pacientëve në përditshmëri nuk duket të jetë e mjaftueshme që infermierët dhe pjesa tjetër e stafit të Spitalit Klinik të Tetovës të marrin pagën e tyre të merituara.

MARKETING

Për këtë ata edhe sot kanë protestuar duke kërkuar që drejtoria dhe Ministria t’u paguaj rrogat e prapambetura, kontributet po dhe një pjese të madhe t’u rregulloj statusin sepse siç thonë ka punonjës që mbi 10 vite punon në spitalin klinik dhe nuk ka vendim pune.

Në një prononcim për media një nga infermerët që proteston tha se drejtori i spitalit, Agim Berisha veç takimit informues nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të zgjidhur problemin e tyre.

INFERMIERE

Jo, ska, kurxha nuk kemi marrë prej drejtorit. Presim, por… ende ska asgjë. Nuk ka reaguar diçka tjetër përveçse deklaratën që e pati atë ditë. Mendojmë edhe sot të protestojmë edhe të vazhdojmë tek ministria të shohim se çfarë për më tej”.

Drejtori sot nuk ishte i qasshëm për mediat e në emër të tij, para mediave doli krye-infermierja, Lindita Zaimi. Ndonëse nuk proteston, ajo u solidarizua me koleget e sajë, megjithatë tha se ky problem është i trashëguar nga paraprakisht.

LINDITA ZAIMI – KRYEINFERMIERE

Nuk ndjehem mirë normal se ne të gjithë punojmë për rrogë, normal, mirëpo ju thashë edhe në fillim këto nuk janë problem që janë krijuar tani, por janë problem të trashëguara dhe këtu ska të bëjë as drejtoria as asgjë. Janë probleme që janë trashëguar nga më parë dhe duhet pak kohë për tu zgjidhur. Besoni, se parparakisht është e vërtetë se na u premtu se do të ketë edhe konkurse, do u jepen vendime të punësuarve “….

Skandali me mungesën e rrogave dhe statusit social të të punësuarve bëri që të premten infermierët dhe stafi i spitalit të Tetovës dolën në protesta. Për këtë reagoi edhe ish ministri Arben Taravari i cili tha se VLEN ka penguar rregullimin e statusit të këtyre punonjësve. Nga VLEN megjithatë e akuzuan vet ish ministrin.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING