(VIDEO) Mickoski: Rritja ekonomike do të jetë në 5 top ekonomitë e Europës

Kryeministri Hristijan Mickoski, është treguar optimist sa i përket rritjes së ekonomisë. Ai pret që rritja ekonomike në vend në tremujorin e parë të jetë mes tre dhe katër për qind. Mickoski thotë se me këtë numër, pret që Maqedonia e Veriut të jetë në 5-6 vendet e para në Europë sa i përket rritjes ekonomike.
MARKETING
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Unë këtë e kam thënë periudhën e kaluar. Pres përfundimisht që tremujori i parë i këtij viti të tregojë konsolidim. Të jemi në 5-6 ekonomitë e para në Europë, në tremujorin e parë, sipas përqindjes së rritjes së BPV-së. Të themi do të mbetem te ai numër që e kam komunikuar hapur, mes 3 dhe 4 për qind. Por ta shohim ditëve në vijim, supozoj do të publikohet”.
Jo vetëm kaq, pritjet e Mickoskit të shkojnë edhe më tëj. Ai gjithashtu pret që Maqedonia e Veriut të jet ndër vendet e para në botë që do të fitojë një marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara. Këto pohime nga Mickoski vijnë pasi, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka realizuar një takim në SHBA, nga ku i pari i qeverisë tha se Mucunski, është ndër shtatë ministrat e parë të jashtëm evropianë që u pritën në takim dypalësh nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në Departamentin e Shtetit.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Ato janë pozitive si rezultat i takimit me Jamison Greer, përfaqësues tregtar në administratën e Presidentit të SHBA-së, por edhe i bisedave të mia telefonike që pata me Sekretarin e Shtetit për Ekonomi, Howard Latnick. Pres që të jemi ndër vendet e para në botë që do të marrim këtë lloj marrëveshjeje me SHBA-në”.
Kujtojmë se kryediplomati më 29 dhe 30 maj, ka realizuar disa takime me përfaqësues të SHBA-së, ku tema kryesore ka qen bashkëpunimi strategjik dhe rëndësia e bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve.
Samir Mustafa /SHENJA/