(VIDEO) Nga 1 korriku do të ulen tarifat doganore për 67 produkte

(VIDEO) Nga 1 korriku do të ulen tarifat doganore për 67 produkte

Nga 1 korriku do të ulen tarifat doganore për 67 produkte të cilat shfrytëzohen si lëndë të para ose repro-materiale në sektorin industrial, veçanarisht në sektorët e automobilave, përpunimit të metaleve, metalurgjisë dhe energjetikës, njoftoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska. Ajo tha se kjo është parashikuar në projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për tarifat doganore.

MARKETING

GORDANA DIMITRIESKA KOÇOSKA, MINISTRE E FINANCAVE

Kjo është 50% e dallimit në mes tarifës sonë doganore aktuale dhe asaj europiane, ose thënë më thjesht, nëse norma jonë doganore është 20% dhe norma doganore e BE-së është 10%, atëherë norma e re doganore do të jetë 15%. Vendi do të ketë implikime fiskale në total prej 2 milionë eurosh në vit për këto 67 produkte. Harmonizimi i plotë i normave doganore me BE-në do të ketë implikime financiare në total prej 4 milionë eurosh në vit. Për këtë vit, kjo shumë do të arrijë në 4.6 milionë euro”.

Koçoska tha se si pjesë të ndryshimeve në normat doganore, Qeveria ka propozuar liberalizimin e plotë të importeve të mallrave nga SHBA-të.

GORDANA DIMITRIESKA KOÇOSKA, MINISTRE E FINANCAVE

SHBA-të janë partnerë strategjikë të vendit tonë dhe bashkëpunimi me ta është i rëndësishëm në çdo aspekt, prandaj qeveria është e gatshme të zgjerojë dhe thellojë partneritetin e ngushtë midis dy vendeve, i cili bazohet në qëllime, interesa dhe vlera të përbashkëta, dhe të krijojë bashkëpunim të qëndrueshëm bazuar në interes të ndërsjellë”.

Koçoska thotë se ndryshimet në normat doganore dhe përzgjedhja e mallrave janë bërë në koordinim me odat ekonomike dhe në kuadër të procesit të harmonizimit të normave doganore me Bashkimin Europian.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING