(VIDEO) Rruga e “shkatërruar” në Tophanë, Ganiu: Këtë vit parashihet rikonstruimi i plotë!

Komuna e Çairit e ka projektin, ndërsa këtë vit pritet rikonstruim i plotë i rrugës “Maksut Sadik” në lagjen Tophanë, rrugë e cila është ndër rrugët më të frekuentuara në këtë komunë. Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në një prononcim për TV Shenja ka thënë se me projektin e përgatitur, Komuna ka aplikuar në thirrjen e dytë të Qeverisë për mbështetje të komunave dhe pas aprovimit, pritet edhe të fillojë.
MARKETING
VISAR GANIU – KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Ne e kemi bërë projektin i kemi kaluar të gjitha procedurat e nevojshme në Komunë, pastaj me thirrjen e dytë të Qeverisë nga kredia që ishte e marrun për ndihmë për komunat, kemi aplikuar. Është bërë evaulimi në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve e cila është përgejgjëse për investimet në infrastrukturë, presim që ky vendim të kalon në Qeveri. Është paraparë kjo rrugë dhe këtë vit do të rikonstruohet dhe shuma totale e kësaj rruge është në euro, 221 mijë euro”
Edhe kësaj here, Ganiu e akuzoi Arsovskën për neglizhencë dhe mosveprim. Tha se deri më tani kanë pritur që këtë rrugë ta rikonstruon ndërmarrja publike e Qytetit të Shkupit, “Rrugë dhe Rrugica”.
VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Kemi pritur gjatë kohë që ndërmarrja Rrugët dhe Rrugicët të Qytetit të Shkupit të intervenon por, ju e dini që asnjë investim, zero për këto katër vite qyteti i Shkupit tek ne në Çair”.
Televizioni Shenja ditën e djeshme vizitoi rrugën në fjalë. Ankesat e banorëve ishin se në këtë rrugë nuk është investuar mbi 20 vite dhe se politikanët u premtojnë vetëm kur vijnë zgjedhjet. Përveç rrugës problem është edhe ndriçimi publik.
Mevludin Imeri /SHENJA/