Prokuroritë e Maqedonisë dhe Kosovës avancojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Prokuroritë e Maqedonisë dhe Kosovës avancojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljupço Kocevski, prokurori themelor publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Islam Abazi dhe prokurorja publike në PTHP NKOK Marija Gjorgeva sot qëndrojnë në Prishtinë, Republika e Kosovës, ku realizuan takim me kryeprokurorin shtetëror Besim Kelmendi dhe me kryeprokurorin Blerim Isufaj.

Siç njoftuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takim është biseduar për avancimin e bashkëpunimit dypalësh mes prokurorive të Maqedonisë dhe Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar tejkufitar, por edhe kundër veprave tjera penale.

“Prokurorët publikë biseduan edhe për intensifikimin e kanaleve për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale mes dy vendeve”, kumtuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

MARKETING