(VIDEO) Mbi 15 mijë maturantë nesër kanë provimin e gjuhës amtare

Mbi 15,000 nxënës të shkollave të mesme nesër kanë provimin e parë të maturës shtetërore – gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët. Qendra Shtetërore e Provimeve ka informuar se 15,004 kandidatë janë regjistruar për provimin e maturës shtetërore të këtij viti, nga të ciët 8,816 nxënës janë nga shkollat e mesme profesionale, 5,966 nga shkollat e mesme të përgjithshme dhe 222 nga shkollat e artit figurativ.
MARKETING
Qendra shtetërore e Provimeve sqaroi se 9,969 nxënës janë regjistruar për provimin e parë ekstern për gjuhën maqedonase, 4,339 për gjuhën shqipe, 292 për gjuhën turke si dhe 10 nxënës për gjuhën serbe.
Provimi i dytë ekstern do të jetë më 11 qershor.
QENDRA SHTETËRORE E PROVIMEVE
“Provimi i dytë ekstern për provimin e maturës shtetërore, i cili është zgjedhor për nxënësit, do të jetë më 11 qershor. Ashtu si vitet e kaluara, numri më i madh i nxënësve zgjodhën lëndën e gjuhës angleze, gjithësej 13,457 nxënës”.
Për testin e matematikës u regjistruan 1 246 nxënës, 73 do të japin testin e gjuhës gjermane, 24 – testin e gjuhës frënge, 62 – testin e estetikës, 7 kandidatë për testin e filozofisë, 4 për testin e gjuhës ruse si dhe 3 për testin e gjuhës italiane.
Anida Murati /SHENJA/