Policia arrestoi dy të mitur për të shtëna me armë ndaj një shtëpie në Tetovë

Dy të mitur nga fshati Gajre i Tetovës janë ndaluar me dyshimin se të hënën (26 maj) kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të një shtëpie në Tetovë, raporton SHENJA.
MARKETING
Të miturit u ndaluan dje rreth orës 10:30 në rrugën rajonale Tetovë – Popova Shapka, në hyrje të fshatit Gajre.
“Zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë privuan nga liria dy të mitur nga fshati Gajre, me dyshimin se më 26.05.2025 rreth orës 21:15 në rrugën ‘111’ në Tetovë kanë qëlluar me pushkë automatike në drejtim të një shtëpie në pronësi të M.T. nga Tetova”, informoi Ministria e Brendshme.
Të miturit u ndaluan në një stacion policor dhe me ta u krye një intervistë zyrtare në prani të zyrtarëve nga Qendra për Punë Sociale. Pas dokumentimit të rastit, do të hartohet një raport përkatës.