(VIDEO) Salim Sulejmani emërohet i dërguar special në vendet arabe

(VIDEO) Salim Sulejmani emërohet i dërguar special në vendet arabe

Qeveria e ka emëruar ish deputetin Salim Sulejmani i cili dha dorëheqje pasi krahu i Aleancës së Taravarit doli nga qeveria si të dërguar special të vendit për vendet arabe.

MARKETING

“Të emërohet Salim Sulejmani si i dërguar special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vendet e Gjirit Persik”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Pas këtij emërimi ka reaguar Arben Taravari duke thënw se informacionet e tyre për pazare nate, shantazhe dhe transfere interesi dolën tërësisht të sakta.

ARBEN TARAVARI

Me ngut, në seancën e fundit të Qeverisë së VMRO-DPMNE dhe VLEN-it, ish-deputeti Salim Sulejmani u emërua si i dërguar special në Arabinë Saudite – dhe jo si ambasador i plotfuqishëm, siç ishte pritur nga ai dhe mbështetësit e tij”.

Sipas tij ky emërim është një nënçmim i drejtpërdrejtë, i cili vetëm sa e konfirmon natyrën e pazarit të ulët politik, në këmbim të dorëzimit të mandatit të deputetit.

Taravari në reagimin e tij thotë se edhe një tjetër skenar i paralajmëruar nga ata po bëhet realitet dhe ai është se Azir Aliu po emërohet Ministër i Shëndetësisë.

ARBEN TARAVARI

Një tjetër post personal që blen heshtje dhe tradhti ndaj vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Këto emërime, së bashku me zhvillimet që priten në ditët në vijim, janë dëshmi e qartë se grupi i Arben Fetait është instrument qeveritar, i joshur me privilegje dhe kolltukë, i cili ka vetëm një mision: të dëmtojë Aleancën për Shqiptarët dhe të tradhtojë interesin qytetar shqiptar”.

Taravari në reagimin e tij thotë se fytyra e vërtetë e komplotistëve të mbështetur nga qeveria po del në shesh. “Derisa VLEN dhe krahu i komplotistëve të ASH-së po qëndrojnë në një qeveri antishqiptare, ne – Aleanca për Shqiptarët – qëndrojmë me qytetarin shqiptar, i cili po e braktis këtë kastë pa legjitimimet dhe pa përkrahje popullore”, thuhet në reagim, ku shtohet se ata nuk bëjnë pazare me të ardhmen e shqiptarëve. /SHENJA/

MARKETING