(VIDEO) Plani operativ i qeverisë, 40 mln euro për 16 mijë punësime

Të rinjtë e papunësuar të moshës deri në 29 vjeç, që duan të hapin biznesin e tyre, do të marrin nga Qeveria 10 000 euro, mjete të pakthyeshme. Kjo është njëra ndër masat e Qeverisë, pjesë e Planit Operativ, që e prezantoi kryeministri, i cili ka për qëllim siç tha uljen e papunësisë. Ai njoftoi se Qeveria ka ndarë 40 milion euro për punësimin e 16 000 personave. Sipas tij, pritjet janë që rreth 65% të jenë të rinjë deri në moshën 29 vjeçare. Mickoski pret që shkalla e papunësisë të ulet deri në 9%.
MARKETING
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Në tremujorin e tretë dhe të katërt, numri i të punësuarëve është rritur afër 10 000 dhe ky numër kalon mbi 700 000, për herë të parë pas një kohe të gjatë dhe numri i të papunësuarëve është nën 100 000, gjegjësisht rreth 98 000. Tash do të shohim se si do të jetë tremuroin e parë të këtij viti edhe pse pres që deri në fund të vitit, ndoshta shumë optimiste, por pres që shkalla e papunësisë të jetë nën 9%”.
Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi sqaron se parakusht themelor për përfshirje në ndonjërën prej masave është që personat e papunë të jenë të evidentuar si kërkues aktiv të punës në qendrat e punësimit. Ndërsa shtoi se masa për mbështetje për vetëpunësim sivjet është zgjeruar në dy nën masa të reja.
Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë
“Masa mbështetje për vetëpunësim e cila ka të bëjë me personat e papunë me minimum arsim fillor për të filluar biznesin e tyre. Shuma e mbështetjes financiare është 7000 euro mjete të pakthyeshme….Nën masa mbështetje për vetëpunsimin e të rinjëve të papunë deri në 29 vjeç, shuma e mbështetjes financiare arrin 10 mijë euro mjete të pakthyeshme për themelimin e biznesit”.
Sipas Planit Operativ të Qeverisë për vitin 2025 është paraparë punësimi i gjithësej 16 057 të papunëve. Për përballje me zjarret potencojnë se do të punësohen 400 zjarrfikës, të cilët do të vendosen në funksion të komunave dhe 600 punësime shtesë për punë publike dhe projekte komunale për infrastrukturë dhe ruajtjen e ambientit jetësorë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/