(VIDEO) Vision-M organizoi gara për të nxitur shprehinë e leximit

Shoqata Kulturore Vizion-M, në hapësirat e “Innox”-it, ka organizuar garë mes nxënësve të Shkollës Fillore “Jashar Beu Shkupi” dhe Shkollës Fillore “Tefejuz”. Nxënësit nga dy shkollat ishin mjaft të entuziasmuar, ndërsa pyetjet për ta ishin për gjuhën dhe lektyrat.
MARKETING
Profesori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Ekrem Destanov, tha se kjo garë është organizuar me të vetmin qëllim, e ajo është sipas profesorit, t’i motivojnë nxënësit që sa më shumë të lexojnë.
EKREM DESTANOV, PROFESOR NË UNIVERSITETIN E BALLKANIT
“Unë besojë që leximi i librit është një punë e mirë dhe e këndshme, për fat të keq në shtetin tonë leximi i librave është në nivel të dobët, e mira është që Shoqata Kulturore Vizion-M po bënë kësi lloj programesh, duke i çuar nxënësit të lexojnë libra, mendoj që është e rëndësishme. Unë i përgëzojë ata dhe mendoj që do të jetë e dobishme, duke dashur që mos të kufizohet deri me kaq, por të bashkangjiten edhe shumë nxënës tjerë në gjithë Maqedoninë e Veriut për të lexuar libra”.
Programi ishte i ndarë në dy pjesë, ndërsa në garë merrnin pjesë nxënës nga klasa të ndryshme. Për përgjigjjet e sakta, ata merrnin mbështetje dhe duartrokitje nga shokët dhe shoqet e tyre
Ndërkaq, për përgjigjet e sakta nxënësit u vlerësuan nga komisioni i cili u përbënte nga tre anëtarë.
Samir Mustafa /SHENJA/