(VIDEO) Javën e ardhshme vjen i nxehti afrikan

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka njoftuar se moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët dhe njëkohësisht me periudha me diell. Në pjesët verilindore pritet të ketë kushte për shira të lehtë lokalë.
MARKETING
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike
“Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore erë e fortë nga drejtimi verior mbi 60 km/h. Temperatura maksimale parashikohet të lëvizë nga 1 deri në 9 gradë celsius. Parametrat e motit dhe meteorologjik për Shkupin janë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu”.
Ndërkaq, duke filluar që nga kjo fundjavë, veçanërisht të dielën, sipas raporteve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në rajonin e Ballkanit, gjegjësisht edhe në Maqedoninë e Veriut do të fillojë fluksi i ajrit të ngrohtë nga Afrika. Në këtë situatë, temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke u rritur në intervalin 20 deri në 28 gradë celsius. Këto temperatura priten të jenë edhe në Shkup dhe rrethinë.
Anida Murati /SHENJA/