“One Stop Shop” në pikën kufitare “Jazhincë”!

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski dhe një pjesē e kabinetit Qeveritar s’bashku me Xhelal Sveçlën përuruan pikën e përbashkët kufitare mes Jazhincës dhe Glloboçicës.
MARKETING
Mexhiti tha se me këtë hap, afrohet Tetova me Prishtinēn dhe qytetet tjera, njejtë skç muaj më parë përmes të njejtit sistem u afruan, Shkupi me Prishtinën. Mexhiti tha se ky mekanizēm zhduk pritjet e gjata.
Ministri Sveçla nga ana tjetër këtë hap e cilësoj sukses të madhë duke shtuar se vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshēm mes dy qeverive dhe Ministrive.
E i pari i MPB-së, Toshkovski tha se “One Stop Shopi” në Jazhincë vjen pas suksesit me Bllacën. Tha se me këtë pikë përmbyllin me sukses heqjen e barrierave dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët dhr mallërat.