(VIDEO) Ruajti në sirtar rastin e Mijallkovit, Këshilli Gjyqësor e shkarkoi gjykatësin Enver Bexheti

Gjysëm viti pasi SHBA-ja e vendosi në Listën e Zezë, Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar gjykatësin e Apelit, Enver Bexheti. Siç ka marrë vesh Tellma, gjykatësi i cili kishte ruajtur në sirtar lëndët e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, ishte shkarkuar në një seancë të mbyllur. Për shkarkimin e tij kanë votuar 9 anëtarët e Këshillit.
MARKETING
Stejt Departamenti i SHBA-së në dhjetor të vitit 2024 solli vendim për ta vendosur në Listën e Zezë ish zëvendës kryeministrin Artan Grubin, bashkë me familjen e tij si dhe gjykatësin Enver Bexhetin nga Gjykata e Apelit, përshkak të pjesëmarrjes së tyre në korrupsion të madh.
Këshilli Gjyqësor e dënoi me para Bexhetin i cili 9 muaj e kishte ruajtur lëndën Target Fortesa në sirtar, duke i shkurtuar gjashtë muaj nga 20 përqind të pagës.
Kur gjykatësi Bexheti u gjet në Listën e Zezë Amerikane, Këshilli Gjyqësor sërisht hapi lëndë për Bexhetin. Ai ka të drejtë ankese, por është suspenduar derisa vendimi të bëhet i plotëfuqishëm.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/