(VIDEO) Familjarët e viktimave të Koçanit filluan të japin deklarata në Prokurorinë publike në Koçan

(VIDEO) Familjarët e viktimave të Koçanit filluan të japin deklarata në Prokurorinë publike në Koçan

Prindërit e personave që ndërruan jetë në natën tragjike në diskotekën ”Puls” kanë nisur dhënien e deklaratave të tyre në Prokurori, si pjesë e hetimeve që po bëjnë prokuroritë kompetente të Koçanit, Shtipit dhe Shkupit. Në deklaratat e veçanta të tyre, ata kanë treguar se si e kanë marrë vesh për ngjarjen tragjike, a kanë ndonjë informacion shtesë në lidhje me rastin dhe ju është thënë se për çdo kërkesë të mundshme për dëmshpërblim, duhet të inicojnë procedurë të veçantë civile. Grumbullimi i deklaratave të familjarëve të viktimave, do të zgjas deri të enjten.

MARKETING

Më 22 maj, Prokurori republikan Lupço Kocevski tha se hetimi për rastin e tragjedisë në Koçan pritet të përfundoj për 10 ditë. Kurse shtoi se aktakuza pritet në mesin e qershorit.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING