(VIDEO) Arsovska akuzon Ganiun se ka legalizuar banesa me dokumente të falsifikuara

Pas denoncimeve, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka filluar publikimin e dokumenteve për 150 ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të egër, pa leje, e të cilat sipas Arsovskës, kreu i Çairit, Visar Ganiu i ka legalizuar duke falsifikuar dokumente nga Qyteti i Shkupit
MARKETING
Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit
“Këtë këtu ne e kemi kapur nga viti i kaluar, ja kemi kthyer mbrapsht dhe i është thënë se sipas ligjit ky objekt nuk mund të legalizohet, ajo që ai e ka gënjyer dikë nuk është problemi ynë. Kjo është me falsifikime e regjistruar në agjencinë e kadastrës, i kemi ftuar të gjitha institucionet kompetente. Nëse nuk ndërhyjnë për të dëshmuar këto punë kriminale dhe ta arrestojnë unë ua them se nuk ekziston shteti”
Në terren doli me ekipet e urbanizmit nga qyteti.
SEKTORI URBANIZMIT QYTETI SHKUPIT
“Mos dashtë Zoti, do të na përsëritet Koçani por kjo do të jetë tragjedi edhe më e madhe se ajo. Sepse e shihni që objekti në fjalë është totalisht i pasigurtë në të gjitha aspektet nuk është provuar nga asnjë institut relevant. Kemi kabëll të zhveshur që është lidhur në të zezë në fasadë të stiroporit, e dijmë se si digjet stiropori”
E në ndërtesën të cilën e vizitoi Arsoska kishin ardhur edhe ekipe që të njëjtës ndërtesë ja ndalën edhe energjinë elektrike dhe jo vetëm
Nga aty, Arsoska vazhdoi edhe në Agjencinë e Kadastrës ku erdhi për të konfirmuar falsifikimin e dokumenteve nga ana e Ganiut.
Në mungesë të drejtorit, aty u takua me persona zyrtar tjerë.
DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT
“Objektet nuk janë ndërtuar në 2011 po të fillosh të ndërtosh sot do të vijnë për ta prishur menjëherë për të është e lejuar, heshtin dhe e lejojnë pse? Për atë ska drejtësi në vendin tonë ose duhet ligji për të gjithë njëjtë të zbatohet ose për asnjërin. Për më tepër, ai ka falsifikuar dokumente, këto janë të falsifikuara”
Kryetarja Arsovska javë më parë denoncoi për ndërtimet pa leje. Publikimi i dokumenteve pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.
Mevludin Imeri /SHENJA/