Muhamed Ali merr drejtimin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka emëruar një drejtues të ri. Sot është zyrtarizuar Muhamed Ali si drejtor i këtij institucioni të rëndësishëm për sigurinë dhe koordinimin në raste emergjente.
MARKETING
Në deklaratën e tij të parë pas emërimit, Ali u shpreh se do të angazhohet për të ndërtuar një sistem reagimi të shpejtë, efikas dhe të koordinuar ndaj çdo krize, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe komunikimit të hapur me qytetarët.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë që sjell kjo pozitë dhe sfidat që na presin. Do të punoj me përkushtim të plotë për një menaxhim sa më efektiv të krizave,” – deklaroi drejtori i sapoemëruar, Muhamed Ali.
Ai shprehu mirënjohje ndaj Kryetarit Izet Mexhiti dhe koalicionit “Vlen” për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke theksuar se përfshirja e kuadrove të reja në pozita kyçe është një hap pozitiv drejt ndërtimit të institucioneve më funksionale dhe më afër qytetarëve.
“Në këtë detyrë do të udhëhiqem nga përkushtimi, transparenca dhe përgjegjësia – për një menaxhim më të mirë të krizave,” – përfundoi Ali.