Mucunski: Proceset e shpejta të eurointegrimit janë thelbësore për përparimin e reformave, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendeve në rajon

Mucunski: Proceset e shpejta të eurointegrimit janë thelbësore për përparimin e reformave, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendeve në rajon

Realizimi i shpejtë i proceseve integruese dhe euroatlantike është thelbësor për progresin e reformave, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendeve të rajonit, si dhe për parandalimin e ndikimeve që nuk janë në interes të demokracisë, potencoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në shënimin e 30 vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit në kuadër të sesionit pranveror në Asamblesë parlamentare të NATO-s në Dejton, Ohajo.

MARKETING

Me ftesë të kongresmenit dhe shefit të delegacionit të SHBA-së në Asamblenë parlamentare të NATO-s, Majkëll Tarner, siç kumtoi MPJ, Mucunski mori pjesë në shënimin e 30 vjetorit të Marrëveshjes paqesore të Dejtonit, që u mbajt në kuadër të Sesionit pranveror të Asamblesë parlamentare të NATO-s në Dejton, Ohajo.

Duke u përqëndruar në rëndësinë e Marrëveshjes së Dejtonit, si dokument, i cili i dha fund njërit prej konflikteve më të rënda në Ballkan, Mucunski, i cili foli në seancën kushtuar promovimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe në seancën përmbyllëse plenare, bëri thirrje që 30 vjetori të përdoret si mundësi për t’u përqëndruar në të ardhmen – drejt stabilitetit, progresit ekonomik, mirëqenies sociale dhe perspektivës evropiane, njëkohësisht aq të rëndësishme për të gjithë qytetarët në rajon.

Në të dyja sesionet u shkëmbyen mendime për progresin e vendeve të rajonit dhe për sfidat aktuale të sigurisë. Pjesëmarrësit arritën në përfundim se, në kushte të rreziqeve në rritje, është i domosdoshëm angazhimi i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare për të ruajtur stabilitetin dhe prosperitetin.

“Me rastin e 30 vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së saj për vendosjen e paqes në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe sfidave me të cilat përballet vendi tre dekada më vonë. Në fjalimin e tij, ministri Mucunski konfirmoi përkushtimin e vendit tonë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Ai theksoi se kërcënimet aktuale të sigurisë kërkojnë qasje të përforcuar, angazhim dhe bashkëpunim të vështirë, por të domosdoshëm ndërmjet vendeve të rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë”, kumtoi MPJ-ja.

Ministri theksoi edhe se në kushtet e kërcënimeve të shtuara të sigurisë, rajoni duhet të përqëndrohet në një koordinim më të madh dhe realizimin e synimeve afatgjata për përfshirjen e tij të suksesshme në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Duke folur për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë, Mucunski theksoi se përgjigja nuk arrihet me deklarata, por me investime, vendosmëri dhe kapacitete të besueshme. Uniteti, theksoi ai, duhet të jetë funksional, jo vetëm deklarativ.

Në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ministri Mucunski, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, presidentët e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, anëtarë të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës dhe liderë të tjerë nga rajoni, mori pjesë në pritjen ceremoniale në vendin ku u nënshkrua Marrëveshja e Dejtonit – në bazën ajrore “Urajt-Peterson”. Në ngjarje u theksua nevoja për përforcimin e bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe sigurisë.

MARKETING