(VIDEO) Afrim Fidani zgjidhet kryetar i Gjykatës Supreme

(VIDEO) Afrim Fidani zgjidhet kryetar i Gjykatës Supreme

Gjykata më e Lartë në vend zgjedh udhëheqës të ri. Kryetari i ri i Gjykatës Supreme u zgjodh Afrim Fidani, duke zënë vendin e kryetares së deritanishme Besa Ademi. Fidani për kryesues të Gjykatës së Lartë u zgjodh me 8 vota pro dhe 5 kundër. Ademi ishte gjithashtu kandidate, por mori vetëm 2 vota.

MARKETING

Mandati i saj ka përfunduar në shkurt të këtij viti dhe më pas ushtrues detyre ishte Xhemali Saiti.

Fidani ka qenë gjyqtar i Gjykatës Supreme që nga viti 2017.

1990–1996: ka punuar në pozicione ligjoro-administrative.

1996–2005: ka punuar inspektor republikan për Punë në Inspektoratin Shtetëror të Punës

2005–2007: ka ushtruar funksionin e sekretarit të komunës së Vrapçishtës

2007–2011: ka punuar si avokat me zyre në Gostivar

2011: është zgjedhur gjykatës në Gjykatën e Apelit të Shkupit

2017: është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Supreme dhe tani ka pozitën më të lartë të sistemit gjyqësor.

Ish kryetarja e Supremes Besa Ademi disa herë ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të iniciativës për shkarkimin e saj të inicuar nga anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa. Ky i fundit e akuzonte Ademin për shpërfillje të detyrimeve të saj si anëtare e Këshillit Gjyqësor, pasi ajo nuk kishte marrë pjesë në një seancë pa justifikim të arsyeshëm. Ndërsa, më pas gjatë një interviste ajo kishte folur për presione politike ndaj gjykatësve të Supremes. Këshilli Gjyqësor, pas shqyrtimit të raportit të Komisionit Evropian, vendosi që ta ndërpres procedurën e përgjegjësisë për Ademin, duke i lejuar që ta vazhdoj funksionin si kryetare e Gjykatës Supreme.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING