(VIDEO) Fetai akuzon Taravarin për mospunësimin dhe mosavancimin e shqiptarëve

Zëvendës kryeministri Arben Fetari ka fajësuar Arben Taravarin lidhur me punësimet jo të barabarta në mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ai thotë se këtë gjendje për fat të keq e ka shkaktuar Arben Taravari duke e tërhequr përfaqësuesin e ASH-së, për më tepër se një muaj nga komisioni kadrovik i koalicionit VLEN.
MARKETING
ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR
“Rrjedhimisht është sabotuar edhe procesi i punësimeve sepse planifikimi i tyre nuk ka mundur të ndodh me tempon e paraparë. Për pasojë punësimet në pjesën maqedonase realizohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa aty ku udhëheqin dhe planifikohen punësimet për pjesën shqiptare sabotimi i komisionit kadrovik ka rezultuar me bllokim të procesit”.
Fetai tha se vendet e shqiptarëve do të ruhen dhe do të realizohen. “Në momentin e parë që do të jemi gati ta risistemojmë komisionin kadrovik të VLENIT me tempo shumë të madhe do të vazhdojnë punësimet në pjesën tonë”, deklaroi Fetai.
Një ditë më parë nënkryetari I BDI-së, Bujar Osmani shpalosi të dhëna për punësime dhe avancime në institucionet shtetërorë, në të cilat ishin punësuar dhe avancuar më shumë se 120 maqedonas dhe vetëm 2 shqiptarë.
Medina Ajeti /SHENJA/