Mexhiti: 35 specializantë shqiptarë filluan punën në Qendrën Klinike në Tetovë dhe Spitalin e Gostivarit

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, njoftoi se 35 specializantë të rinj shqiptarë kanë filluar punën në shërbim të pacientëve në dy nga institucionet kryesore shëndetësore në rajon. Nga këta, 24 janë punësuar në Qendrën Klinike në Tetovë, ndërsa 11 të tjerë janë angazhuar në Spitalin e Gostivarit.
MARKETING
Mexhiti theksoi se këta profesionistë të mjekësisë janë mjekë të dalluar dhe specialistë në fushat e tyre, duke shtuar kështu kapacitetin e shërbimeve shëndetësore dhe cilësinë e kujdesit për pacientët në këto institucione.
Suksese të gjithëve!
Ia VLEN për qytetarët, ia VLEN për shoqërinë, tha Mexhiti.