(VIDEO) Filipçe: Pas kredisë 6 miliardë euroshe fshihet një grabitje antologjike

Pas kredisë 6 miliardë euroshe fshihet një grabitje antologjike, ka deklaruar kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, lidhur me marëveshjen e nënshkruar mes RMV-së dhe Britanisë së Madhe . Ai tha se VMO-DPMNE zhvillon politika jotransparente dhe të dëmshme për vendin.
MARKETING
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“Dje e nënshkruan kontratën dhe menjëherë pas kësaj u takuan me kompanitë që do të jenë kontraktorë. Çfarë tenderi, çfarë Ligji për Prokurime Publike, e gjitha është një gënjeshtër e madhe. Do tu lënë borxhe brezave të ardhshëm pa iu trembur sytë. Çdo fëmijë i lindur në 25 vitet e ardhshme do të ketë 6,000 euro borxh që në ditën e lindjes. Vendi ynë, populli ynë nuk mund ta durojë këtë”.
I pyetur lidhur me akuzat e Filipçes, Valentin Manasievski nga VMRO DPMNE tha se Venko Filipçe nuk e ka të qartë konpcetin e fjalës grabitje. Sipas tij grabitje është kur kompania që ndërton klinikë të ndërton edhe vilë, që siç thotë ai, i ka ndodhur Filipçes.
VALENTIN MANASIEVSKI, ANËTAR I VMRO-DPMNE-SË
“Është grabitje kur ke një krizë të koronavirusit dhe Venko si ministër ka blerë vaksinat kineze me çmim të dyfishuar. Grabitje është kur i dërgon paratë e vjedhura nga Maqedonia, së bashku me udhëheqësin e vërtetë të LSDM-së, Zoran Zaev, në Dubai dhe i investon atje. Është grabitje kur u premton maqedonasve dhe shqiptarëve furnizim me ujë në Tetovë, dhe pastaj u ndërton spitale modulare ku 14 persona do të digjen të gjallë”.
Të enjten në Londër është nënshkruar marrëveshja në mes RMV-së dhe Britanisë së Madhe , marrëveshje për të cilën krerët qeveritar thanë se është në vlerë prej 6 miliardë eurosh dhe se këto investime do të destinohen në fushat si ajo e transportit, shëndetësisë, arsimit etj.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/