FRASH distancohet nga Taravari

Në një deklaratë publike të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Yllka Nuredini, ka shprehur hapur kundërshtimin ndaj qëndrimeve dhe bashkëpunimeve politike të udhëheqësisë aktuale të partisë. Ajo është pozicionuar qartazi në mbështetje të Arben Fetait, duke theksuar se kjo përfaqëson një zgjedhje të vetëdijshme për idealin dhe jo për pushtetin.
MARKETING
“Si kryetare e FRASH-it, bashkë me udhëheqësinë e Forumit dhe në konsultim të vazhdueshëm me të rinjtë dhe miqtë tanë, kemi qenë të qartë në kundërshtimin ndaj bashkëpunimeve që bien ndesh me kauzat dhe ideologjinë tonë,” deklaroi Nuredini. Ajo nënvizoi se ky qëndrim është mbrojtur me bindje, përgjegjësi dhe transparencë, edhe brenda tryezave të vendimmarrjes partiake.