New York, mbahet protestë për lirimin e aktivistit palestinez Mahmoud Khalil

Përpara Gjykatës Federale të SHBA-së në New York u mbajt protestë me kërkesën për lirimin e aktivistit palestinez, Mahmoud Khalil, raporton Anadolu.
MARKETING
Protestuesit e mbledhur para Gjykatës Federale të SHBA-së kërkuan lirimin e aktivistit palestinez, Mahmoud Khalil, student i Universitetit të Columbias, i cili u ndalua nga zyrtarët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) për udhëheqjen e protestave në mbështetje të Palestinës në SHBA.
Policia e New Yorkut arrestoi disa nga protestuesit.
Khalil, i cili mbahet në një qendër paraburgimi në Luiziana që nga 8 marsi, mbajti në krahë për herë të parë djalin e tij Deen, i cili ka lindur më 21 prill.
Gjykatësi federal, Michael Farbiarz i cili po mbikëqyr çështjen e Khalilit, lëshoi vendim urgjent dje pasi avokatët e tij kërkuan që Khalili të jetë në gjendje të takohet në qendrën e paraburgimit të imigracionit pa një ndarje xhami me gruan e tij Noor Abdallah dhe djalin Deen.
Aktivist pro-palestinez i Universitetit të Columbias dhe banor i përhershëm ligjor, Khalil u arrestua nga oficerët e ICE-së më 8 mars në banesën e tij në kampus në New York.