(VIDEO) Mickoski: BE-ja të gjejë mekanizëm për të shmangur çështjet bilaterale Shkup-Sofje

(VIDEO) Mickoski: BE-ja të gjejë mekanizëm për të shmangur çështjet bilaterale Shkup-Sofje

Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur  i bindur që do të gjendet zgjidhje për zhbllokimin e rrugës eurointegruese të vendit. Mickoski tha se vazhdon të mbetet në qëndrimin që nuk pranon ultimatume, dhe se shpreson që BE-ja të gjejë mekanizëm për të shmangur çështjet bilaterale me Bullgarinë.

MARKETING

E, për të gjithë këtë situatë Mickoski  me tone të ashpra kritikoi ish ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sipas Mickoskit, Osmani është fajtori kryesor i cili, duke negociuar për identitetin maqedonas, ka  sjellë vendin në situatë që të mos munden t’i fillojnë negociatat.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Për fat të keq, atë e ka bërë një ministër në të kaluarën. Ka negociuar për identitetin tim maqedonas dhe ka bërë gabim dhe nëse mendon se atë do ta harrojmë, gënjehet. Ne do të gjejmë mënyrë, do të ndërtojmë besim dhe do ta zgjidhim këtë. Ndoshta  kjo gjeneratë ose ndonjë e ardhshme. Ajo do të mbetet në memorien kolektive se çfarë dëmi bëri ai njeri identitetit dhe popullit maqedonas me mosrespektim. Nëse ai nuk e respekton fqinjin e tij, atëherë ai nuk e respekton as familjen e tij, as popullin e tij”.

Megjithatë, i pari i qeverisë tha se Maqedonia e Veriut rrugëtimin e ka nisur para dy dekadave e gjysmë, kur vendet tjera  në rajon tha  ëndërronin për BE-në.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Jam i bindur se do të gjenden zgjidhje, do të gjejë mekanizma BE-ja, dhe Maqedonia do ta marrë vendin e merituar për të qenë pjesë e asaj tryeze sepse ka kohë që e meritojmë, sepse rrugëtimin tonë e kemi nisur para dy dekadave e gjysmë, kur vendet tjera në rajon ëndërronin për BE-në”

Mickoski theksoi  se vendi nuk e ka problem që të fut pakica të tjera si pjesë e Kushtetutës, por që sipas tij,  duhet të ketë garanci që në të ardhmen Sofja nuk do të vazhdojë me bllokada ndaj Shkupit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING