(VIDEO) Prokuroria: Terapia nuk është dhënë ashtu si e parashohin protokollet e sëmundjes

(VIDEO) Prokuroria: Terapia nuk është dhënë ashtu si e parashohin protokollet e sëmundjes

“Terapia nuk është dhënë ashtu siç e parashohin protokollet e sëmundjes. Në Klinikën e  Onkologjisë është bërë keqpërdorim dhe përvetësim sidomos i terapisë së shtrenjtë biologjike”. Këto fakte ishin thënë edhe në storjet gazetareske për rastin e Onkologjisë, por tani konfirmohen edhe nga prokuroria e cila formoi lëndë për këtë rast dhe përfundimet e hetimeve kanë treguar se përgjegjës për këtë situatë në Onkologji akuzohen 2 drejtorët e Klinikës dhe 4 mjekë onkologë. Ata akuzohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit mbi 2.2 miliardë denarë. Qëllimi sipas prokurores së lëndës ka qenë përfitim i paligjshëm, megjithatë shtoi se nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë.

MARKETING

Prokurorja Ana Gogovska Jakimovka bëri me dije se për këtë rast janë ngritur dy padi. Njëra ka të bëjë me punën ekonomike të Klinikës dhe pjesa e dytë për trajtimin e pacientëve.

Ana Gogovska Jakimovska, prokurore e lëndës

“Tek 29 pacientë, nga ekspertiza që është bërë në Slloveni është vërtetuar dhënie e terapisë së papërshtatshme, përshkak të performancës së keqe të statusit të pacientëve, situatën në të cilën janë gjendur, kombinimet pa indikacione për atë sëmundje. Tek 17 pacientët e tjerë, është vërtetuar dhënie e terapisë në gjendje paliative, gjegjësisht dhënie e panevojshme e terapisë”.

Kryeprokurori Lupço Kocevski deklaroi se për tu siguruar paanshmëria e këtij rasti, ekspertizat janë bërë në Serbi dhe Slloveni dhe se janë analizuar 65 raste të pacientëve.

Lupço Kocevski, kryeprokuror

“Ky rast duhet të jetë leksion për të gjithë ata që janë përgjegjë, që të merren me përmirësimin e protokolleve për punë për të gjitha institucionet shëndetësore. Rasti ‘Onkologjia’ dhe sidomos ekspertizat mjekësore të të dyja vendeve, për fat të keq tregojnë se tek ne gjendja në shëndetësi është përkeqësuar vazhdimisht”.

Shefi i Prokurorive të Shkupit Gavrill Bubevski bëri me dije se të akuzuarit akuzohen për vepa të rënda penale siç janë: keqpërdorim, mashtrim dhe përvetësim i detyrës dhe vepra të rënda kundër shendetit të njerëzve.

Gavrill Bubevski, prokuror i Prokurorisë Themelore të Shkupit

“Ajo që është me rëndësi, është  pjesa e keqpërdorimeve janë të dukshme. Por, Prokuroria i dha edhe qasje tjetër. Qasje të asaj të hetimit- sa respektohen metodat, protokollet dhe gjithçka që u nevojitet pacientëve të tillë, veçanërisht për terapinë biologjike”.

Të akuzuarit dyshohet se këto vepra i kanë kryer në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING