Osmani: Mickoski vazhdon të kërkojë fajtorë për të fshehur dështimet, jo vetëm që nuk ka plan, por kurrë nuk ka pasur vizion për të zhbllokuar procesin

Osmani: Mickoski vazhdon të kërkojë fajtorë për të fshehur dështimet, jo vetëm që nuk ka plan, por kurrë nuk ka pasur vizion për të zhbllokuar procesin

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i është përgjigjur sot, akuzave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se Osmani, ka negociuar për identitetin e tij dhe se këtë ai nuk do ta harroj.

MARKETING

Sipas Osmanit, kryeministri po vazhdon të kërkojë fajtorë për të fshehur dështimet e veta. Ai thotë se Qeveria e mëparshme – jo një individ, por e gjithë struktura institucionale – i la një hapësirë të shkëlqyer për veprim. Osmani thotë se nuk ka plan B për të dërguar vendin drejtë BE-së, por duhet të realizohet plani A.

Më poshtë edhe postimi i tij i plotë:

Kryeministri vazhdon të kërkojë fajtorë për të fshehur dështimet e veta.

Së pari, përmes populizmit zgjedhor, ai e kufizoi mundësinë që diplomacia të angazhohej thelbësisht dhe të sigurohej përparim në negociatat me BE-në.

Më pas, e vuri gjithë shtetin në pengmarrje të premtimeve të veta, të cilat edhe sot e kësaj dite askush nuk mund t’i shpjegojë.

Në fund, e bllokoi edhe hapësirën e vet politike për veprim – dhe tani, në vend që t’i përmbushë kushtet e BE-së, ai i vendos kushte vetë Bashkimit Evropian.

Ky nuk është vetëm një premtim i pambajtur – por një dëm i thellë mbi dosjen evropiane të vendit.

  1. Mickoski jo vetëm që nuk ka plan, por kurrë nuk ka pasur vizion për të zhbllokuar procesin.

Në vend të kësaj, po e zhvendos fokusin drejt partneriteteve alternative, larg perspektivës evropiane.

Në këtë drejtim të rrezikshëm, kryeministri vazhdimisht ikën nga përgjegjësia, duke deleguar “fajtorë” dhe duke krijuar ndarje. Kjo nuk është lidership. Kjo është shmangie nga përgjegjësia.

Ndërkaq gjendja faktike është e thjeshtë dhe e qartë për të gjithë:

Qeveria e mëparshme – jo një individ, por e gjithë struktura institucionale – i la një hapësirë të shkëlqyer për veprim.

Në vend të çështjeve historike apo të identitetit, korniza negociuese e pranon gjuhën maqedonase, e afirmon demokracinë multietnike dhe parashikon ndryshime kushtetuese që tashmë janë pjesë e sistemit tonë.

Mickoski ka një dalje të thjeshtë, por vetë e ka futur veten në qorrsokak.

Në vend të ndjekjes së gjuetarëve të shtrigave, duhet t’i dëgjojë mesazhet e Presidentit Kosta dhe aleatëve të tjerë.

Nuk ka plan B. Ka vetëm përgjegjësi dhe guxim për të realizuar planin A.

Dhe për këtë – nevojitet udhëheqje e vërtetë.

Dhe për udhëheqje – nevojiten liderë.

 

MARKETING