Shtetasi hungarez ndalohet në Tabanoc, iu gjet drogë në automjet

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 20 maj 2025, rreth orës 08:20, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc është arrestuar C.Z. (47) nga Hungaria.
MARKETING
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit të automjetit me targa hungareze që ai po drejtonte, oficerët e policisë zbuluan dhe konfiskuan një sasi të marihuanës të fshehur në tapicerinë mbi xhamin e përparmë të mjetit.
“Një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë kreu inspektimin në vendngjarje dhe droga u sekuestrua për procedura të mëtejshme,” bëjnë të ditur nga MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në konsultim me prokurorin publik, ndaj personit do të ngrihen akuza përkatëse ligjore.