Mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me rreshje të rrëmbyeshme, erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe paraqitje të izoluar të breshërit.
MARKETING
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite do të jetë moti i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi të shkurtër me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të bie deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 26 gradë Celsius.