BOTA NË FOKUS | Projekti sionist po fundoset?!

-Ashtu si Vietnami e shkatërroi presidencën e Lyndon Johnson-it dhe Richard Nixon-it, Gaza po e gërryen regjimin e Benjamin Netanyahut. Me sulme që tejkalojnë intensitetin e çdo konflikti modern dhe me opinionin publik perëndimor që po kthehet kundër Izraelit, historia duket se po përsëritet.
MARKETING
-Në një episod të paprecedentë diplomatik, presidenti amerikan Donald Trump bllokoi dy objektiva kyç të Izraelit: copëtimin e Sirisë dhe një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin.
-Për herë të parë që prej tetorit 2023, media kryesore perëndimore si Financial Times, The Guardian, dhe BBC nisin të përdorin publikisht termin “gjenocid”, ndërsa politikanë konservatorë kërkojnë njohjen e shtetit palestinez.
-Për vite të tëra media perëndimore u bënë bashkëfajtore në narrativën e “luftës kundër Hamasit”. Tani disa zëra të establishmentit ngrejnë pyetjen: “A po planifikon Izraeli një Gaza pa palestinezë?”
-Projekti sionist, i mbështetur që nga Balfouri, nuk kishte lidhje me hebrenjtë që jetonin në paqe në Lindjen e Mesme. Ai ishte një projekt evropian, për një problem evropian, që u projektua mbi një vend që nuk kishte asnjë faj. Historia e Hebrenjve u zgjidh duke shkatërruar historinë e një tjetër populli. Ky është rrëfimi i refugjates palestinee nga Nakba (1948).
Avdi Bakiu /SHENJA/