Franca mbështet rishqyrtimin e Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit

Franca mbështet rishqyrtimin e Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit

Franca mbështet rishqyrtimin e Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit, tha ministri i jashtëm francez për radion “France Inter”, transmeton Anadolu.

MARKETING

“I bëj thirrje Komisionit Evropian që ta kryejë këtë shqyrtim, ta përpunojë këtë kërkesë dhe të përcaktojë nëse Izraeli e respekton apo jo këtë nen dhe detyrimet e tij në lidhje me të drejtat e njeriut”, tha Jean-Noel Barrot, duke iu referuar propozimit të Holandës për rishqyrtim të Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit.

Barrot vuri në dukje se propozimi synon veçanërisht të rishikojë nenin 2 të marrëveshjes, i cili thotë se të dyja palët duhet të respektojnë të drejtat e njeriut.

“Është e padurueshme sepse dhuna e verbër dhe bllokada e ndihmës humanitare nga qeveria izraelite e kanë shndërruar Gazën në një vend vdekjeje, madje edhe në një varrezë”, vuri në dukje ai gjithashtu kur u pyet për sulmet e fundit izraelite në Gaza.

Barrot kërkoi që t’i jepet fund “shkeljes së thellë të dinjitetit njerëzor” dhe “shkeljes absolute të të gjitha rregullave të së drejtës ndërkombëtare”.

“Ata që mbjellin dhunë, korrin dhunë”, shtoi ai.

MARKETING