(VIDEO) Mickoski: Javën e ardhshme do të dihet kush del dhe kush hyn në Qeveri

(VIDEO) Mickoski: Javën e ardhshme do të dihet kush del dhe kush hyn në Qeveri

Në politikë gjithëçka është e mundur”. Këtë shprehje kryeministri Hristijan Mickoski, e përdori në përgjigjen e pyetjes nëse ka mundësi që deputetë të Frontit Evropain, t’i bashkohen shumicës parlamentare. Megjithatë kryeministri tha se këtë javë gjithëçka do të jetë më e qartë, referuar ndryshimeve të fundit, pas largimit të Arben Taravarit nga VLEN-i. Poashtu shtoi se do të dihet se kush do të jetë ministër i ri i Shëndetësisë.

MARKETING

Sipas Mickoskit për më pak se 5 muaj nga fushata zgjedhore e zgjedhjeve lokale, po definohen se cilat janë dy blloqet politike.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Këtë javë do të jetë më e qartë. Por një gjë është e qartë, më pak se 5 muaj prej fushatës, po definohen dy blloqe, njëri bllok është i së kaluarës, i turpit, i korrupsionit, i grabitjes, i cili bashkëpunonte ngushtë me bandat kriminale, të cilit fatkeqësisht Arben Taravari vendosi t’i bashkohet…dhe blloku tjetër, është blloku i qytetarëve të ndershëm, blloku i Maqedonisë”.

Edhe për zëvendës kryeministrin Arben Fetain, nëse ai do të vazhdoj të mbetet në atë pozicion pas largimit të ASH-së, nga kjo qeverisje, Mickoski u shpreh se pret që të takohet me përfaqësuesit e VLEN-it, me të cilët siç tha do të diskutojnë për të ardhmen e Qeverisë dhe koalicionit, me program të qartë për zgjedhjet lokale.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING