(VIDEO) Gjatë fundjavës 1363 goba, rreth 400 për tejkalim shpejtësie

(VIDEO) Gjatë fundjavës 1363 goba, rreth 400 për tejkalim shpejtësie

Fundjaven që lam pas nga kontrollet policore në komunikacion, nga gjithsej 1363 urdhërpagesa të lëshuara, plot 183 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që kanë vozitur pa leje drejtimi, njoftojnë nga MPB. Nga atje thonë se 67 shoferë drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 101 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse.

MARKETING

GOCE ANDREVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË

Në përputhje me dispozitat e ligjit për sigurinë në trafikun rrugor, 389 kundërvajtje gjatë fundjavës kanë qenë për drejtim mjeti me shpejtësi që tejkalon limitin e lejuar, 198 për parkim jo të lejuar, ndërsa 79 shoferë janë sanksionuar për mospërdorim të rripit të sigurisë. Janë vendosur 30 masa për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe 13 sanksione për kalimin e semaforit të kuq”.

MPB i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe siç thonë ata së bashku të kontribojmë për rrugë më të sigurta.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING