Reagim i Komunës së Çairit ndaj ndërhyrjes së Inspektoratit të Qytetit të Shkupit

Reagim i Komunës së Çairit ndaj ndërhyrjes së Inspektoratit të Qytetit të Shkupit

Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, shpreh shqetësimin për veprimin e Inspektoratit komunal të Qytetit të Shkupit, i cili sot ka njoftuar policinë për të ndaluar punën e kamionit të angazhuar nga Komuna për mbledhjen e mbeturinave të hedhura përreth shportave dhe ka tentuar edhe konfiskimin e tij.

MARKETING

Sipas kryetarit Ganiu, ky veprim përbën një ndërhyrje të papranueshme në kompetencat e pushtetit lokal dhe ka prapavijë të qartë politike. Për këtë arsye, ai thirri menjëherë një konferencë urgjente për shtyp për të informuar qytetarët me transparencë të plotë mbi këtë situatë.

Në mungesë të veprimeve nga ndërmarrjet publike përgjegjëse, Komuna e Çairit kishte ndërmarrë masa konkrete përmes angazhimit të një kompanie private për pastrimin e zonave më të ndotura, me qëllim garantimin e rendit dhe pastërtisë në hapësirat publike.

Kryetari Ganiu i bën thirrje institucioneve për reflektim të menjëhershëm dhe ndaljen e çdo pengese ndaj punës në dobi të qytetarëve. Ai rithekson përkushtimin për të vazhduar me përgjegjësi dhe vendosmëri në shërbim të komunitetit, duke mos heshtur përballë padrejtësive që dëmtojnë interesin e përbashkët.

MARKETING