Zv/drejtori i Doganës Garib Kaba: Regjimi hibrid filloi me përndjekje, kanë arrestuar djemtë e mi!

Zv/drejtori i Doganës Garib Kaba në rrjetin social facebook ka denoncuar se policia ka arrestuar djemt e tij. Kaba shkruan se kjo është bërë për shkak, siç thotë ai, “gjoja kërcënimit ndaj ish deputetit Salim Sulejmani”.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Regjimi hibrid i(Svlenit) filloi me përndjekje sepse jetojnë me halucinacione !
Sonte sapo u informova se policia ka arrestuar djalin tim, Landin, dhe djalin tjetër Bardhokun mbi bazën e një shpifjeje për gjoja kërcënim ndaj ish-deputetit dhe “ambasadorit të ardhshëm”Salim Sulejmanit.
Asnjëherë nuk e kam menduar se me shpifje dhe shantazhe do të përpiqen të ushtrojnë presione të tilla.
Shpresoj që kjo të jetë një gabim dhe e vërteta të dalë në sipërfaqe.
Shpifja dhe kërcënimi nuk janë pjesë e kulturës së familjes sime, por as e kulturës së shqiptarëve të vërtetë.
Kam duruar shumë vite dhe asnjë regjim nuk më ka thyer!
Hoxha i “ngujuar”nga Malet e Sharrit është mirë të thirret në ndërgjegjen e vet dhe ta vazhdon misionin e tij por jo me keto lojra të pista.