(VIDEO) Fetai, Aliu, Rushiti takohen me Kurtin, braktisin Taravarin!

Disa prej ish-bashkëpunëtorëve të Arben Taravarit duket se nuk do t’i binden vendimit për të lëshuar qeverinë dhe koalicionin VLEN. Zëvendëskryeministri Arben Feti ka postuar një njoftim për një vizitë të realizuar në Prishtinë, ku është përshkruar si “udhëtim me miq të idealit”, duke aluduar në personat që e kanë braktisur Taravarin.
MARKETING
ARBEN FETAI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR
“Në agimin e kësaj dite, së bashku me disa miq të idealit nga Aleanca për Shqiptarët, morëm rrugën drejt Prishtinës, duke përshkuar autostradën “Arbën Xhaferi”, një rrugë që për ne nuk është thjesht infrastrukturë, por simbol i lidhjes sonë shpirtërore dhe kombëtare. Aty në Prishtinë, zhvilluam një bisedë vëllazërore me mikun tonë, Albin Kurti. Ajo që na bashkon sot, më shumë se kurrë, është vizioni dhe ideali ynë i përbashkët për progres dhe zhvillim, një ideal që s’njeh kufij, as pengesa”
Edhe ish-ministri Azir Aliu ishte pjesë e këtij takimi me Kurtin. Ai ka thënë se beson se përcaktimi për ndryshim në shoqëri nuk braktiset me pengesën e parë – por ndërtohet me edhe më shumë punë! Ai ka shkruar se me respekt të madh për kryetarin e partisë dhe të drejtën e tij për vlerësim politik, ndjej detyrim që publikisht të them se unë do të vazhdoj të jem pjesë e procesit që së bashku në VLEN dhe në këtë Qeveri!
AZIR ALIU, ISH-MINISTËR
“Një qeveri që për herë të parë i hapi seriozisht institucionet dhe nisi të merret sistematikisht me problemet, nisi përballjen me korrupsionin dhe krimin, dhe ngriti zërin kundër shtetit të kapur nga strukturat tashmë të njohura të korruptuara të BDI-së. Ndoshta nuk jemi të përsosur. Por askush nuk mund të thotë se VLEN dhe kjo koalicion nuk sollën një dinamikë të re, një shpresë të re dhe një presion të vërtetë për ndryshime strukturore”
Përveç Fetait dhe Azirit, në takimin me Kurtin ishin të pranishëm edhe Syrja Rashidi dhe Feta Alimi. /SHENJA/