Gjyqtarja Emine Kallaç përkohësisht dërgohet në Gjykaatën themelore Koçan, do të punojë në repartin penal, ku ka vëllim të rritur të punës pas zjarrit në diskotekë

Këshilli gjyqësor i RMV-së në seancën e sotme ka marrë vendim për dërgimin e përkohshëm të gjyqtares Emine Kallaç nga Gjykata themelore Veles në Gjykatën themelore Koçan. Ajo gjatë dy muajve të ardhshme duhet ta përmirësojë punën e gjykatës në veprimin e repartit penal të gjykatës, ku ka vëllim të rritur të punës pas ngjarjeve tragjike në Koçan.
MARKETING
Në elaborimin e gjykatësit raportues, Isamedin Limani dhe koordinator i gjykatës së Koçanit në seancën e 522 të Këshillit, është përmendur se në gjykatën e Koçanit ka mungesë të gjykatësve penalë, ndërsa në këtë moment për shkak të rastit me ngjarjen tragjike ka nevojë për përforcimin e kapaciteteve të punës.
“Në kërkesë thuhet se gjykata ballafaqohet me probleme gjatë përbërjes së këshillave penale për veprim sipas lëndëve në procedurë penale. Pas rastit me zjarrin, u vështirësua veprimi sipas lëndëve të rregullta dhe paraqitet ngecje në punë. I mora parasysh të dhënat nga gjykatat në Veles, Shtip dhe Strumicë dhe duke marrë parasysh se duhet të veprohet në mënyrë intervenuese, propozoj të jetë gjyqtar nga Velesi deri në vendimin e Komisionit”, tha Limani.
Anëtarja e Këshillit gjyqësor Vesna Dameva dhe koordinatore e gjykatës në Veles e sqaroi situatën në Gjykatën themelore Veles, prej ku do të duhej të delegohej gjyqtari dhe se ka mungesë të gjyqtarëve. Ajo përmendi se një pjesë e gjyqtarëve nga Velesi kanë pengesa ligjore të delegohen dhe propozoi këshilli të propozojë gjykatës.
“E padiskutueshme është se Gjykata themelore ka shtatë gjykatës, por duhet të vendosim pa u bërë dëm gjykatave tjera. Në seancë të jashtëzakonshme të Këshillit në Veles nuk ka pasur pëlqim të delegohen, por shpresoj se kolegia e deleguar do të japë kontribut në gjykatën e Koçanit”, tha Dameva.
Pas diksutimeve u konkludua se gjyqtarja Emine Kallaç nga Gjykata themelore Veles përkohësisht shkon në Gjykatën themelore Koçan për periudhë prej dy muajve, ndërsa Komisioni adekuat në Këshillin gjyqësor të veprojë në drejtim të zgjidhjes së mungesës së gjykatësve dhe punës më efikase.