Propozim ligji i plotësuar për energjetikë në seancë plenare

Propozim ligji i plotësuar për energjetikë në seancë plenare

Kuvendi sot duhet të mbajë seancën e 48-të si dhe vazhdimin e seancës së 47-të. Propozim- ligji i plotësuar për energjetikë, në lexim të dytë është në rend dite të seancës së 48-të ku do të vendoset edhe për propozimin për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital në sigurimin pensional.

MARKETING

Për propozim- ligjin për energjetikë gjatë debatit në komision janë pranuar 61 amendamente nga deputetët e të gjitha grupeve parlamentare. Përfitimet kryesore të ligjit, sipas Ministrisë së Energjetikës janë një treg i liberalizuar, transparent dhe konkurrues i energjisë elektrike që do të thotë më shumë zgjedhje dhe çmime më të drejta për konsumatorët, si dhe futje e matësve inteligjentë të cilët lejojnë matjen e saktë të konsumit real të energjisë elektrike dhe mbikëqyrje ndaj konsumatorit në baza ditore. Gjithashtu, mbështetje për koncepte të reja si komunitetet e energjisë dhe modelet aktive të menaxhimit të kërkesës, rritja e likuiditetit të tregut dhe qasja në burime të shumta të furnizimit për ekonominë si dhe mundësi të barabarta investimi për të gjithë dhe stabilitet infrastrukturor, përmes investimeve në sistemet e magazinimit dhe digjitalizimit të sistemeve.

Gjithashtu, para deputetëve në seancën e 48-të janë edhe propozim- ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve në lexim të dytë, Ligjit për armët në procedurë të shkurtuar dhe Ligji për vetëqeverisjen lokale në lexim të parë.

Ndër pikat e rendit të ditës të seancës së 47-të janë edhe Projekt- vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve, si dhe Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urban, të dyja në procedurë të shkurtuar.

Deputetët do të duhet të debatojnë edhe për Propozim- ligjet për ndryshim në Ligjin për transportin rrugor, Ligjin për orarin e punës së punëtorëve mobilë në trafikun rrugor dhe pajisjet regjistruese në trafikun rrugor, Ligjin për varrezat dhe shërbimet funerale, Ligjit për planifikimin urban, Ligjin për ndërtim, Ligjin për transportin e materialeve të rrezikshme në trafikun rrugor dhe hekurudhor, Ligjin për pastërtinë publike, Ligjin për kulturë, Ligjin për menaxhimin e pronës së konfiskuar, përfitimeve pronësore dhe objekteve të sekuestruara në procedurat penale dhe kundërvajtje dhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

MARKETING