NBA/ Boston dhe Golden State munden në ndeshjet e 4-ta, eleminimi në prag për dy favoritet

Skuadra kampione e Boston rrezikon eliminimin nga gjysmëfinalet play off në Konferencën e Lindjes. Ajo u mund 121-113 në fushën e New York, që tashmë udhëheq 3-1 serinë, duke qenë një fitore larg finales. Edhe pse Jayson Tatum realizoi 42 pikë, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për New York, Jalen Bronson realizoi 39 pikë e 12 asist, mbështetur nga Towns e Bridges me nga 23 pikë secili, duke bërë diferencën në fushë.
E njëjta situatë edhe në Konferencën e Perëndimit, ku ekipi i Minnesota udhëheq 3-1 serinë gjysmëfinale ndaj Golden State. Skuadra e “wolves” fitoi 117-110 në fushën e Warriors, në fund të një ndeshje të ekuilibruar. Golden State, që fitoi ndeshjen e parë, e ka humbur ritmin dhe duket se lodhja e fazës “play in” dhe 7 çerekfinaleve po ndihet. Randle me 31 pikë e Edwards me 30 u dalluan për Minnesota, ndërsa për vendasit mungoi lideri.