MPB: Qytetarët të kenë kujdes me emailet e rrejshme, të mos japin të dhëna personale

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar për rritje të sulmeve phishing përmes e-mail-eve, ku abuzohen emrat e kompanive vendore për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale. Mesazhet paraqiten si njoftime për shkelje të të drejtave autoriale dhe përmbajnë linke të rrezikshme.
MARKETING
MPB apelon qytetarët dhe kompanitë që të mos klikojnë në linke ose bashkëngjitje të dyshimta, të mos japin të dhëna personale, të fshijnë menjëherë mesazhet e dyshimta, të raportojnë rastet në stacionin më të afërt policor.
“Përpjekjet për phishing zakonisht vijnë përmes emailit, por edhe nga rrjetet sociale, përmes mesazheve me tekst, SMS ose përmes telefonatave”, shtojnë nga MPB.