(VIDEO) Psikologu Amzai: Bullizmi është shndërruar në krim

Bullizmi ka tejkaluar përmasat dhe tashmë është paraqitur edhe në formë të krimit, adoleshentët janë kategoria më e prekur nga ky fenomen dhe kjo fillimisht lidhet me prindërimin dhe familjen sespe fëmijët kanë frikë të flasin me prindërit për gjërat që ata i shqetësojnë. Kështu shprehet psikologu Migjen Amzai, lidhur me fenomenin bullizmit I cili tashmë ka gjetur vend në çdo cep të shoqërisë. Amzai thotë se madje zakonisht bullizmi fillon në familje pasi që siç thotë ai nofkat dhe emërtimet e para të fëmijëve vijnë nga familja.
MARKETING
MIGJEN AMZAI, PSIKOLOG
“Nofkat që vijnë, vijnë prej familjes, ne me ato nofka dalim nga shtëpia, me atë pasiguri dalim nga shtëpia. Prindi shqiptar është prind, ose mer rolin e prindit, në momentin kur duhet ta kritikojë fëmijën, në momentin kur duhet ta ndëshkoj, ta gjykojë, është i njohur si fenomen që kur fëmija arrin diçka prindi shqiptar i thot e bën për vete, e ke për vete ndërkohë kur fëmija bën gabimi thotë na turpërove neve. Prej këtij momenti fëmija fillon e merr vetëgjyqësinë në dorë. Ai që bullizon këto tema i ka në shtëpi, nuk është çështja ata që bullizohen”.
Duke iu referuar rastit të fundit në një shkollë fillore në qytetin e Shkupit, ku një vajzë e mitur është detyruar të marrë 25 000 euro nga shtëpa për tia dhënë disa nxënësve të cilët e kërcënonin se do tia rrahin vëllanë, Amzai këtë problematikë e quan si krim dhe jo si bullizëm. Ai theksoi se janë shqetësuese të dhënat të cilat tregojnë se sa armë zjarri dhe ato të ftohta u gjehen fëmijëve në shkolla.
MIGJEN AMZAI, PSIKOLOG
“Është problematike shumë, ky quhet krim nuk quhet bullizëm, ky është krim. Të lidhem te ajo pjesë, shumë herët te ne ka filluar vetëgjyqësia e të rinjëve, po të shohësh nuk është vetëm ky problem, është problemi me armë, është e frikshme t’i shohësh statistikat, sa fëmijët kanë armë me vete, sa kanë jo vetëm thika, jo vetëm armë të ftohta por kanë edhe armë zjarri, kjo është ajo çështje që fëmijët e marrin vetëgjyqsinë vetë sepse nuk I besojnë sistemit, sepse dëgjojnë nga prindërit, nga lajmet, te ne kur flitet fliten tema dhe nuk vihet re se kush është present në familje”.
Amzai më tej thotë se pjesa dërmuese e adoleshentëve të kësaj shoqërie janë sociopatë, të cilët qëllim e kanë vetëm të lëndojnë të tjerët dhe për këtë thotë se fajtor bashkë me prindërit janë edhe institucionet dhe shteti.
MIGJEN AMZAI, PSIKOLOG
“Po ti shohësh adoleshentët sot me keqardhje e them pjesa më e madhe kanë strukturë sociopate, një strukturë sociopate sheh vetëm të lëndojë ne këtë e harrojmë, kush e ndërton këtë strukturë sociopate, jemi ne si prindër, është arsimi, nuk ka kriter sot, nuk mund ta përjashtosh fëmiun nga shkolla, sot fëmijën nuk mund ta ndëshkosh në shkollë dhe ky fëmijë ndjehet I barabartë me çdo gjë”.
Amzai thotë se shqetësuese janë edhe rastet se tek ne ndodhin shumë ngacmime seksuale dhe përdhunime të cilat nuk paraqiten as në polici e as në familje sepse të rinjët nuk I besojnë sistemit dhe shtetit. Ai apeloi që të ketë reforma dhe ligje të cilat do të ndëshkonin jo vetëm fëmijët por edhe prindërit në rast të ndodhive të tilla.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/