(VIDEO) Shkolla e mesme “Zdravko Cvetkovski – Guc” hap dyert për semimaturantët

(VIDEO) Shkolla e mesme “Zdravko Cvetkovski – Guc” hap dyert për semimaturantët

Shkolla e mesme profesionale “Zdravko Cvetkovski-Guc”, sot ka hapuar dyert për të gjithë semi-maturantën. Shkolla ka organizuar ditë të hapur, ku i kanë mirëpritur të gjithë nxënësit e klasave të 9-ta, me çka, i kanë informuar më gjërësishtë për kushtet dhe drejtimet që ofron shkolla.

MARKETING

Profesoresha e lëndëve profesionale në këtë shkollë, Arlinda Osmani, tha se “Zdravko Cvetkovski” ofronë kushte cilësore për të gjithë nxënësit, ndërsa shtoi se përveq mësimit teorik, nxënësit kanë mundësi të mësojnë edhe mësimin praktik.

ARLINDA OSMANI,PROFESORESHË NË SHKOLLËN E MESME ZDRAVKO CVETKOVSKI-GUC 04:18

Kushtet në shkollë janë të mira, për pos pjesës teorike d.m.th organizojmë edhe pjesëm praktike në lëndët profesionale, ku p.sh një pjesë e lëndëve zhvillohet edhe në terren, ku i dërgojmë nxënësit nëpër objektet ku ndërtohen, që të shohin edhe pjesën praktike se si realizohet një objektë, por kemi mandej edhe ushtrime të ndryshme që realizohene dhe në klasë, në suaza të ushtrimeve në pjesën praktike dhe është pjesa ku më së shumti pëlqehet nga nxënësit dhe janë shumë aktivë në atë drejtim dhe shumë aktiv”.

Se shkolla posedon kushte të mira për mësim dhe vendimi për tu regjistruar në këtë shkollë është zgjidhja më e duhur, e pohojnë edhe dy nxënëset e po kësaj shkolle, Belkisa Aliu dhe Sara Isa.

BELKISA ALIU, NXËNËSE E SHKOLLËS SË MESME ZDRAVKO CVETKOVSKI-GUC

Nxënësve ju kisha preferuar me ardhë më këtë shkollë, për shkak se ka shumë opsione për një ardhme dhe është një drejtim i caktuar dhe shumë gjëra tjera që të mundet me shpreh aftësinë e tyre në vizatim”.

SARA ISA, NXËNËSE E SHKOLLËS SË MESME ZDRAVKO CVETKOVSKI-GUC

Unë jam shumë e kënaqur edhe prej mësimdhënësve edhe prej shkollës. Shkolla ka kushte të cilat na ndihmojnë për ta shprehur talentin ton, idejat tona dhe patjetër që na ndihmonë për ti zbuluar aftësitë tona”.

Ndërkaq, ish nxënësja e kësaj shkolle Bardha Sali dhe aktualishtë studente, tregoi se sa i ka ndihmuar drejtimi profesional, e cila ka përfituar bazë të fortë

BARDHA SALI, ISH NXËNËSE E SHKOLLËS SË MESME ZDRAVKO CVETKOVSKI-GUC

Më ka ndihmuar shumë, sepse këtu si fillim, kemi marrë një thelbë shumë të madh që d.m.th na ka mundësuar për drejtimet e të ardhmes. Ata që e kanë talentin për vizatim, apo për dizajnë në arkitetektur, apo çfarë do lloj drejtimi këtu i kanë të gjitha”.

Nxënësit e shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovskit”, për semi-maturantët kishin pregaditur ekpozitë, ku i kanë prezantuar punimet e të gjithë nxënësve nga viti i parë deri tek viti i katërt.

Interesimi për tu regjistuar në këtë shkollë pritet të jetë shumë i lartë, ndërsa profesorët dhe udheqësia e shkollës bëjnë apel që semi-maturantët mos të hezitojnë, por të bëjnë zgjidhjen më të mirë, e ajo është siç thonë, të regjistrohen në drejtimet profesionale, mbase sipas tyre, do ta bëjnë edhe e zgjedhjen e duhur jetësore.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING