“Do të duhet të kontrolloj si është zemra ime” – Flick pas fitores me kthesa ndaj Real Madridit

Në xhiron e 35-të të La Ligës, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultatin 4-3 në një ndeshje të jashtëzakonshme në shtëpi, me kthesa dhe emocione.
MARKETING
Mysafirët kaluan në epërsi me anë të Kylian Mbappé, i cili shënoi dy herë, por më pas Barcelona bëri një kthesë të madhe.
Së pari shënoi Eric Garcia, pastaj Lamine Yamal, dhe më pas, në fund të pjesës së parë, Raphinha orkestroi një kthesë të plotë për katalanasit me dy gola. Mbappé shënoi golin e tretë për het-trik, por Barcelona prapëseprapë regjistroi një fitore të madhe që i çoi shtatë pikë përpara mbretërve.
Ndeshja u komentua nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili tha është fitore fantastike, pasi Real Madridi ka një ekip të shkëlqyer.
“Kjo është për tifozët dhe për lojtarët. Është fantastike. Real Madridi ka një ekip të shkëlqyer. Ne arritëm të rikthehemi pasi ishim 2-0 në disavantazh dhe pas një ndeshjeje kundër Interit që zgjati më shumë se 120 minuta. Nuk ishte e lehtë për t’u përballuar, por bëmë një punë të shkëlqyer. Do të duhet ta kontrolloj zemrën time”.
“Mendoj se kemi ende shumë për të përmirësuar, veçanërisht në mbrojtje. Kur bëjmë presion, gjithçka funksionon, por kur bëjmë një gabim, veçanërisht me atë gol të parë, gjithçka ndërlikohet. Ekipi merr vendime të mira kolektive”.
“Ne luajtëm kundër lojtarëve të mirë. Nuk është justifikim, por nuk është e lehtë kur nuk mund të stërvitesh për gjëra të tilla çdo disa ditë. Duhet të përmirësohemi dhe tashmë po mendojmë për përgatitjet për ta rregulluar të gjithë këtë”, deklaroi Flick./Telegrafi/