(VIDEO) Filipçe: Koalicioni qeveritar është gati të shpërbëhet

Lideri i LSDM-së Venko Filipçe është pyetur sot nga gazetarët për mundësinë e një koalicioni me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit për zgjedhjet e ardhshme lokale. Filipçe deklaroi se ata do të flasin me të gjitha partitë, ndërkohë që theksoi se koalicioni i 14 partive tashmë është konfirmuar dhe se listat e përbashkëta të këshilltarëve po përgatiten bazuar në të.
MARKETING
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“Ne kemi filluar tashmë të krijojmë bashkërisht listat në të gjitha komunat dhe po fillon procesi i diskutimeve me partnerë të tjerë. Do të flasim me të gjitha partitë politike, por parimet e një koalicioni nënkuptojnë që partnerët e koalicionit duhet së pari të respektojnë njëri tjetrin, pastaj të bien dakord plotësisht për programet që do tu premtojmë qytetarëve, kryesisht, të zbatojmë mësimet e nxjerra nga koalicionet e mëparshme, të cilat në një farë mënyre dëmtuan imazhin e LSDM-së”
Lidhur me zhvillimet e fundit në koalicionin qeveritar Filipçe thotë se është vetëm çështje kohe kur ky koalicion të shpërbëhet plotësisht, sepse sij tij ata kanë treguar se asgjë nuk i lidh në thelb. “Por se si do të rrjedhin gjërat në koalicionin qeveritar nuk është puna jonë, ne po përgatitemi për zgjedhje”, u shpreh Filipçe.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/