(VIDEO) Hapet edicioni i 37 i Panairit të Librit në Shkup

Arena e “Boris Trajkoskit” hapi dyert për panairin 7 ditor të librit, edicioni i 37. Hapjen e panairit e bëri presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova. Duke treguar se si po ndjehej në këtë panair, ajo tha se do dëshironte të rrinte aty gjatë dhe të mos kthehej në punë. Me këtë rast, tregoi se edhe nëpër dasma ajo bënë dhuratë libra.
MARKETING
Gordana Siljanovska, presidente
“Në një epokë të konkurrencës së pakulturuar midis popujve, kjo është një përpjekje për konkurrencë kulturore të popujve. Me siguri jam ndër të rrallat që në dasëm, të rinjëve u dhuroj libra dhe aty u shkruaj, ‘Nëse politika është arti i të mundshmes, atëherë martesa është arti i të pamundurës”.
Libri është mësuesi që asnjëherë nuk del në pension. Kështu u shpreh ministri i Kulturës me rastin e hapjes së panairit të librit.
Zoran Lutkov, ministër i Kulturës
“Në kohën e ndryshimeve digjitale, ortekëve dixhitale, tituj që pulsojnë, informacioneve të shpejta, informacione që zhduken më shpejtë se sa paraqiten, libri mbetet e fuqishme dhe e heshtur. Ajo nuk na mbingarkon por çdoherë na formëson. Nuk na tregon çfarë të mendojmë, por na kujton se si të mendojmë”.
Sfida e vërtetë sipas drejtoreshës së Byros për Zhvillim të arsimit Millka Trimçevska është se si ta kthejmë dëshirën për lexim, në kohën kur siç tha librat zëvendësohen me ekrane, dhe vëmendja matet me sekonda.
Millka Trimçevska, drejtoresh e Byrosë për Zhvillim të Arsimit
“Në kohën kur bota është e përmbytur nga informacione të shkurta dhe përmbajtje vizuele dhe stimulim i vazhdueshëm i digjitalizimit, kur gjeneratat e reja çdo herë e më shumë i zëvendësojnë librat me ekranet dhe vëmendja u numërohet me sekonda, para nesh ka një sfidë të rëndësishme se si ta kthejmë dëshirën për lexim”.
Edona Ferati nga shtëpia botuese “Albas” bëri thirrje lexuesve, sidomos fëmijëve që t’i vizitojnë ato për të parë laramanin e titujve dhe librave që ofrojnë këtë panair.
Edona Ferati, shtëpia botuese “Albas”
“Kemi risi shumë, kemi tituj të ri dhe shpresoj që të vijnë dhe të na shohin, sidomos fëmijët dhe njerëzit më në moshë, të shohin titujt e ndryshëm që i mbajmë ne…’Albasi’ ka tituj të ndryshëm për fëmijë, duke filluar prej moshës 0 deri te më të rriturit, kemi libra zanor të ndryshëm, këtë vit kemi edhe botimet e Petro Markos, është bërë një koleksion i botimeve të tij, pastaj kemi edhe titujt si psh ‘Historia pa mbarim’ kemi edhe të Robin Sharma”.
Tituj të shumtë kishte edhe shtëpia botuese “Logos A”, “Nobel” e shumë shtëpi botuese të autorëve dhe gjuhëve të ndryshme, gjegjësisht do të ketë më shumë se 65 botues dhe 110 promovime. Panairi është i hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 20:00, përveç ditës së fundit, 14 majit, që do të jetë i hapur deri në orën 18:00.
Emine Ismaili /SHENJA/