Meidani mirëpret ambasadorët e Zvicrës, Holandës dhe Spanjës në RMV, i fton për vizitë në Shqipëri

Meidani mirëpret ambasadorët e Zvicrës, Holandës dhe Spanjës në RMV, i fton për vizitë në Shqipëri

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Zvicrës, Holandës dhe Spanjës në Shkup. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar rreth procesit të integrimit europian të rajonit, si dhe për mundësinë që këta ambasadorë të vizitojnë Shqipërinë në të ardhmen.

MARKETING

“Bisedë miqësore me Ambasadoret Véronique Hulmann , Özlem Canel dhe Rafael Soriano Ortiz. Diskutuam zhvillimet politike në rajon, integrimin europian dhe mundësinë për t’i mirëpritur së shpejti në një vizitë në Shqipëri. Vlera të përbashkëta, dialog i hapur dhe miqësi që forcohet çdo ditë”, shkroi Meidani.

MARKETING