Mickoski thotë se Ali Ahmeti “jeton në të kaluarën”

“Ali Ahmeti si duket ende jeton në të kaluarën. Sepse nëse jeton në të tashmen, mund ta bëjë një dallim shumë të madh mes të kalurës dhe të tashmes, në të cilën ai është në opozitë”. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, për deklaratat e fundit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se nëse nuk lirohet ish ministri i tyre Kreshnik Bekteshi, do të dalin në rrugë dhe të protestojnë.
Hristijan Mickoki, kryeministër
“Reth tij ka shumë milionerë që në kurriz të qytetarëve janë pasuruar dhe kjo është arsyeja kryesore përse ai është në opozitë. Nëse është i mençur, ashtu siç prezantohet do të nxjerrë mësim dhe në vend që të kërcënoj do të bëjë reforma strukturore, programore dhe kadrovike në partinë e tij dhe me figura të reja dhe me programe të reja të dalë para qytetarëve ta kërkoj besimin”.
/Tv Shenja/