Taravari: Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, shteti do të shkojë drejt më të mirës

Taravari: Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, shteti do të shkojë drejt më të mirës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës së re Tetovë–Gostivar.

Projekti, i cili ka një vlerë prej 90 milionë eurosh, u inaugurua në praninë e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler. Ky investim strategjik ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Pollogut dhe lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy qyteteve të rëndësishme të vendit.

Taravari theksoi: “Sot, bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ageler, isha pjesë e ceremonisë për fillimin e punimeve në projektin 90 milionë eurosh që synon ndërtimin e një autostrade të re Tetovë-Gostivar. Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, ky shtet do të shkojë drejt më të mirës!”

MARKETING