Mickoski paralajmëroi kontrolle të përforcuara: Nuk do të lejojmë trukime për rritje të çmimeve

Mickoski paralajmëroi kontrolle të përforcuara: Nuk do të lejojmë trukime për rritje të çmimeve

Qeveria nuk do të lejojë kurfarë trukime për rritje të çmimeve në markete dhe do t’i prëforcojë kontrollet jo vetëm tek tregtarët, por edhe tek distributorët dhe prodhuesit. Më pas, vëmendje e kujdesshme do t’u kushtohet faturave hyrëse, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

Siç theksoi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në kuadër të vizitës së punës në Kavadar, situata do të ndiqet dhe nuk do të lejohet sjellje stihike në treg.

“Trukime të tilla nuk do të lejojmë të ndodhin. dikush mund të tentojë të shërbehet me të tilla truqe, por kjo nuk do të ndodhë. Personalisht bisedova me ministrin dhe me drejtorin e Inspektoratit shtetëror të tregut për kontroll të përforcuar jo vetëm tek tregtarët, por edhe tek distributorët dhe prodhuesit, të shohim se mos ka ndonjë truk tek faturat hyrëse, jo vetëm lidhur me çmimet në rafte”, potencoi kryeministri.

Sipas tij, është mirë që gjatë periudhës së kaluar prej dy muaj e shysmë masa me ngrirjen e marzheve është zbatuar në mënyrë të disiplinuar.

“Kjo çoi drejt uljes së çmimeve dhe qetësimit të inflacionit dhe tani, për një muaj kemi inflacion negativ apo deflacion prej -1,3 prë qind, prëderisa në nivel vjetor më i ulëti në rajon dhe mes më të ultëve në Evropë, 2,7 për qind. Do ta ndjekim situatën dhe nuk do të lejojmë sjellje stihike në treg”, porositi Mickoski.

MARKETING