(VIDEO) Ahmeti: Tim Shkupi është i rëndësishëm sa gjithë të tjerët

(VIDEO) Ahmeti: Tim Shkupi është i rëndësishëm sa gjithë të tjerët

Pas videos së publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet në një video pranë një hoxhe kontravers nga Shkupi, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është prononcuar për të njëjtën, duke vlerësuar se videoja nuk ka përmbajtje kontestuese. Sipas Ahmetit, personi në fjalë është i rëndësishëm njëjtë sikurse çdo shqiptar tjetër, pavarësisht bindjeve që ka si person.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-SË

Ai njeri, unë e kam takuar për herë të parë dhe ai e filloi me moton e Pashko Vasës. Pashko Vasa është njëri nga rilindasit më të mëdhenjë që nuk ndryshoi as fe, as identitet kombëtarë.Kur i pa shqiptarët për kisha dhe për Xhamia, ai e bëri thirrjen se edhe kisha edhe Xhamia janë kulte të zotit, se besimtari i mirë ritin e vet mund ta kryej edhe në kishë. Mund ta krij ritin e vet edhe në sinagogë”.

Në sqarimin e tij, Ahmeti nuk e ka komentuar videon dhe mesazhin e videos në kontekstin e aktualitetit, por e ka ndërlidhur atë thënien e rilindasit Pashko Vasës.

Ndryshe, takimi dhe videoja e Ahmetit me ‘imamin’ kontravers ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale. Një pjesë e komenteve rreth saj ka aluduar se ky akt është ofendues, ndërsa një pjesë e njerëzve kanë thënë se kjo është ulje dhe nënmim për vet Ahmetin.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING